Vdekjet e regjistruara nga i nxehti ekstrem që ka vendosur nën ndikimin e tij rajonet perëndimore të Kanadasë, janë trefishuar mbi normalen e rajonit dhe se në 5 ditët e fundit kanë humbur jetën 486 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetarja e Institucionit të Mjekësisë Ligjore British Columbia, Lisa Lapointe tha se për shkak të dallgëve të ajrit të nxehtë në këto periudha të vitit, në të gjithë rajonin janë shënuar raste të vdekjeve me një mesatare 165 vdekje dhe se këtë vit shifra është rritur.
Lapointe informoi se brenda 5 ditëve të fundit në të cilët ka qenë efektive dallga e ajrit të nxehtë, janë raportuar të paktën 486 vdekje të papritura dhe se kjo është tre herë mbi normalen e rajonit.
Ajo bëri të ditur se shifra tregon rritje me 195 për qind në rastet e vdekjeve. Lapointe thekson se për shkak të rritjes së vdekjeve të papritura në disa rajone, ekspertët mjeko-ligjorë janë vonuar në përgjigjen e tyre për thirrjet e kryera.
I nxehti ekstrem i cili nga ekspertët përcaktohet si “kupola e nxehtësisë”, krahas rajonit British Columbia është efektiv edhe në rajonet Alberta, Yukon dhe Territoret e Veriut. Në të nxehtin ekstrem i cili vazhdon ende në disa zona të rajonit Alberta dhe në zonat e brendshme të British Columbia, deri më tani temperatura më e lartë rekord është regjistruar 49.9 centigradë në qytezën Lytton.