I mori jetën të moshuarit me makinë, arrestohet shoferja

I moshuari 75-vjeçar me iniciale M.H. i cili u aksidentua një ditë më parë në rrugën e Rinasit teksa po ecte në këmbë ka ndërruar jetë në spital. Policia njofton se është arrestuar shoferja e automjetit që ka përplasur këmbësorin. Në pranga është vënë G. S., 46 vjeçe.

Tashmë në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

“G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 


Shtuar 1.05.2021 08:18