I mori jetën mizorisht 20-vjeçares, gjykata vendos çfarë do të ndodhë me Babis: Jam penduar!

Sot është marrë vendimi për Babis Anagnostopulos i cili vrau gruan e tij, Caroline Croush dhe stisi një grabitje.

Mediat greke bëjnë me dije se gjykata në Greqi ka lënë në burg pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopulos pasi i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch dhe u mundua që të mbulonte krimin.

Sipas raportimeve, 32-vjeçari e pranoi vrasjen e bashkëshortes dhe tashmë do të dërgohet në burgun e Korydallos.

Anagnostopulos përsëriti edhe një herë që është shumë i penduar për atë që bëri dhe se kërkon falje por duke mohuar faktin që vrasja ishte e planifikuar.  /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 22.06.2021 19:10