Një 51-vjeçar është ndaluar nga policia në Elbasan.
Gëzim Kovaçi i mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, por nuk kreu asnjë veprim.
Njoftimi i policisë:
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit Gëzim Kovaçi, 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.