I akuzuar për dy grabitje me thikë në Ilion dhe Agios Panteleimonas, 17-vjeçari shqiptar që plagosi rëndë me thikë një 18-vjeçar është arrestuar.
Ngjarja ka ndidhur mbrëmjen e së hënës në Akropolis.
Mediet greke bëjnë me dije se i mituri shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në Agios Panteleimonas. Në shtëpi policia i gjeti rrobat e përgjakura që kishte veshur natën e sulmit.
Ai ka pranuar aktin e tij dhe, siç tha para uniformave blu, kur i është afruar viktimës dhe i ka kërkuar celularin që kishte në çantë dhe ai ka tentuar të ikte.
Më pas i mituri shqiptar e kishte goditur me thikë në qafë dhe në bark, 18-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
I mituri shqiptar akuzohet për nje vjedhje në nëntor të vitit 2022 në Ilion, kur ka grabitur një celular nën kërcënimin e thikës./Albeu.com/