U mbyt në lumin Buna bashkë me fëmijët, flet motra e Alma Arrazit: Nuk morëm pjesë në ceremoninë mortore, motrën ta varrosim në…

Gjatë një interviste për emisionin“Breaking”, motra e Alma Arrizit, foli për problemet që motra e saj po përballej kohët e fundit, për shkak edhe të burrit të saj, Ergys Arrazit, siç e quan ajo, Eri.

Sipas saj, për Almën ka qenë e vështirë që të përballej me tradhtinë e të bashkëshortit, ndërsa po përballej me probleme ekonomike, pasi Ergysi nuk çonte lekë në shtëpi, thotë ajo, por i prishte me të dashurën.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijëve të motrës sime”, tregon ajo.

E prekur, motra e Almës e përshkruan atë si një grua të përkryer dhe një nënë shembullore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore, nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë”?- thotë motra.

Ajo tregon se nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të vajzës së Almës, pasi nuk kanë kontakt me familjarët e Ergysit, ndërsa kërkon që trupi i Almës të varroset në Durrës.

“Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk na kanë thirrur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.


Shtuar 7.05.2024 13:29