I kërkuar nga SPAK, Rezart Taçi i thotë të gjitha: Nisi nga telefonata e mikut, ndihem keq

Taksa është shpallur në kërkim nga SPAK, biznesmeni Rezart Taçi ka bërë një reagim në një lidhje telefonike në “Radarin Informativ” në Abc Tv.

Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë akuzohet. Sipas Taçit, ai është kontaktuar nga një mik i tij i cili i ka kërkuar që të hap një llogari bankare në Shqipëri, megjithatë Taçi hedh poshtë akuzën që ti ketë dhënë ndihmë në këtë proces.

Mësohet se miku i kishte kërkuar të hapte një llogari për një person të tretë Taçit, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se nuk ka asnjë rol, pasi i ka drejtuar në rrugën ligjore sipas tij.

“Nuk i njoh personalisht dhe nuk më lidh asgjë nuk kam pasur lidhje ekonomike dhe as personale. Është një mik që më kontaktoi dhe më kërkoi që një miku i tij ekonomist, Fabio, me thotë që do të hapë një llogari në Shqipëri. I thash kam 6 vite i shkëputur dhe nuk jam aksioner dhe as drejtor në asnjë bankë. Shko i thash në Shqipëri dhe hap llogaritë ligjore. Nuk e di në se i kanë transferuar paratë. Jam në një rol njerëzor për të ndihmuar këtë profesionit me mikun tim që kërkonte të hapte një llogari bankare. Është rol njerëzor. Dhe jo bashkëpunim me mafian e krimin e krimin e organizuar. Si qytetarë i lirë dhe i kërkohet një favor se nuk kisha mundësi të hapja llogari bankare. Dhe nuk kam kontaktuar asnjë bankë për favor.” tha Taçi.

Sipas pretendimeve të Taçit, ai nuk ka bërë asnjë ndikim në asnjë bankë në Shqipëri për të hapur llogarinë e mikut të tij. Ai thekson se nuk ka bërë qoftë edhe një telefonatë në drejtim të bankave shqiptare.

“Nuk kam aktivitet tregtar në Shqipëri. Një persekutim 15 vjeçar nga individë të caktuar dhe ata kanë bërë pastrim parash duke ndikuar tek institucione të ndryshme. Ndihem shumë keq që kemi përfunduar këtu.”

“Merrni dosjen dhe bëni një emision më merrni në telefon dhe shikoni në dosje. Një person më kërkon një favor dhe nuk kam rol dhe unë jam bashkëpunues në aktivit kriminal. Kjo është një qytetarë i lirë që merret nga një mik. Këtu fillon dhe këtu mbaron. Jam familjarë me fëmijë dhe me prindër.”

“ E lidh se unë paskam të drejtë të marr nga një mik dhe unë pse i përgjigjem po shko hape ligjërisht unë nuk kama asnjë kontakt me institucione. Por unë skam pasur. Edhe po ta kem bërë ku është vepra penale” tha Taçi. /abcnews.al/


Shtuar 12.11.2021 19:42