I kërkoi falje të vëllait, detaje të reja që çuan biznesmenin grek drejt vetëvrasjes

Detaje të reja bëhen me dije nga vetëvrasja e biznesmenit grek.  Teksa hetimi vijon, raportohet se Stavros Dogiakis qëlloi veten në kokë, pasi kishte shënjestruar më parë zemrën e tij.

53-vjeçari ia kishte shitur vëllait të tij pjesën e tij të tavernës “Kritikos” dhe po përgatitej për të hapur një biznes të ri.

Sipas Protothema, raporti mjekoligjor flet për vetëvrasje dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve për profilin psikologjik të pronarit të tavernës “Kritikos”, janë të dhënat e reja në hetimin e çështjes.

Stavros Dogiakis la një shënim të dytë në makinën që ai parkoi tek Ai Giannis për të humbur në pyll dhe për të shkruar finalen e jetës së tij me dy plumba, duke i kërkuar falje vëllait të tij për shqetësimin e krijuar.Përfundimi i ekzaminimit mjeko-ligjor, në fakt, flet për vetëvrasje.

Me këto të dhëna dhe dëshmitë e të afërmve dhe miqve, oficerët e Sigurimit po përpiqen të zbulojnë se cili ishte faktori vendimtar në jetën e Stavros Dogias dhe e bënë atë të vendoste t’i jepte fund jetës në këtë mënyrë tragjike. Ai qëlloi veten dy herë.

Disa orë para se të përfundonte ekspertimi mjekoligjor, të dhënat e para të Policisë zbulojnë të dhëna të reja në lidhje me momentet e fundit të jetës së dhe mënyrën se si ai vendosi t’i japë fund.


Shtuar 23.06.2021 16:04