“I keqardhur për reagimin e anëtarëve të MEK”, Çuçi: Kjo është arsyeja pse Policia hyri brenda në kamp

Ministri i Brendshëm, Bledi  Çuçi në një konferencë për mediat tregoi arszet e ndërhzejes së Policisë së Shtetit brenda kampit të muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit.

Çuçi tha se në marrëveshjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe MEK ishte parashikuar qartë se strehimi i tyre në Shqipëri bëhet vetëm për shkaqe humanitare dhe se nuk lejohen aktivitet politike.

Sipas tij kohët e fundit SPAK ka vënë re që këto aktivitet janë shtuar, dhe për këtë kanë kërkuar nga gjykata leje për të ndërhyrë.

Ndihemi keqardhur, madje i zhgënjyer me reagimin e anëtarëve të MEK ndaj Policisë së Shtetit sot gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin humanitar, ju ka ofruar ndihmë, siguri, madje edhe mbrojtje ndaj të gjitha kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit, dhe besoj se ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar me siguri të plotë. Është e paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që ata kanë bërë sot ndaj Policisë së Shtetit. Duhet të biejmë të gjithë dakord që jo vetëm është shkelje lidhore për këdo që ka pranuar të jetojë në Shqipëri, por edhe njëlloj fyerjej ekodit të mikëpritjes që ne ju kemi folur atyre. MEK ka një marrëveshje me qeverinë ton për tu strehuar në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare, dhe është shkruar në marrëveshje se atyre ju ndalohet të kryejnë çdo lloj aktiviteti politik, apo protestave të çfarë dolloj ngjyre. Herë pas here kemi patur shqetësime për mosrespektim të marrëveshjes. Kanë qenë publike aktivitet politike të tyre,por tashmë aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka filluar më shumë se një çëhtje penale me këtë gjë. Ashtu siç do të duhet të veprojë çdo institucion ligjybatues në Shqiëpri, SPAK ka patur dzshime dhe indicie të forta, i ëhstë rejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit që është një teriror shqiptar, dhe për të bërë sekuestrim të pajisjeve”, tha Çuçi.


Shtuar 20.06.2023 17:24