I keni duart gjithmonë të ftohta? Këto janë arsyet pse

Duart dhe këmbët e ftohta janë një reagim normal i trupit kur ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta.

Por nëse duart tuaja janë të ftohta edhe kur ka një ulje të moderuar të temperaturës, atëherë mund të keni disa nga sa vijon.

1. Anemia

Anemia shfaqet kur nivelet e qelizave të kuqe të gjakut ose hemoglobinës në gjak janë të ulëta. Kjo rezulton në një furnizim të reduktuar të oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit, gjë që mund të çojë në një ulje lokale të temperaturës në ekstremitetet e sipërme dhe veçanërisht në gishta.

2. Hipotiroidizmi

Gjëndra tiroide është “termostati” i trupit, ndaj çrregullimet e tiroides mund të shoqërohen me rënie lokale të temperaturës në ekstremitete.

3. Hipotension

Kur presioni i gjakut është i ulët, enët e gjakut e drejtojnë gjakun në organet vitale, kështu që furnizimi me gjak i gjymtyrëve nuk mjafton. Konsultohuni me mjekun tuaj nëse përjetoni simptoma tipike të hipotensionit, të tilla si marramendje, shikim të paqartë, lodhje, nauze, dobësi dhe konfuzion mendor./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 16:56