“I ke thënë burrit mos të pranojë vajza në Instagram”, Rezarta Shkurta i kthen përgjigjen epike ndjekëses (FOTO LAJM)

Këngëtarja e dashur për publikun, Rezarta Shkurta, ka disa ditë që ndodhet me pushime në Greqi. Ajo ka udhëtuar drejt vendit fqinj së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.

Nga pushimet luksoze, Rezarta nuk ka ngurruar që në “Instagram” të postojë foto e video të ndryshme. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa poza mjaft të bukura, ku ajo shfaqet në super formë me rroba banje.

Por ditën e sotme, Shkurta ka vendosur që në “Instastory” të postojë një mesazh që i ka ardhur nga një ndjekëse.

I ke thënë burrit tënd të mos pranojë asnjë vajzë në “Instagram” apo si është puna?’, i shkruan vajza, e cila e ka shoqëruar shkrimin edhe me një zemër në ngjyrë të verdhë.

Rrezarta nuk i ka kthyer përgjigje në mënyrë private, por bisedën e ka postuar në “Instastory” dhe duke etiketuar Ermalin, të cilit i thotë që ta pranojë vajzën.

“Ermal Hoxha pranoje vajzën. Ja ta zgjidha problemin”, shkruan Shkurta, teksa i ka bërë tagg edhe vajzës që i ka bërë mesazhin.


Shtuar 3.09.2021 09:44