I infektuari me COVID-19 thirrje nga spitali: Po të isha i vaksinuar, sot do të isha në shtëpi me fëmijët! (VIDEO)

COVID-19 vazhdon të jetë një problem serioz në shoqëri ku ende bëhet thirrje çdo ditë për t’u vaksinuar për të ulur kështu shanset për t’u prekur nga ky virus.

Një pacient i infektuar me Covid-19, i cili është i shtruar në Spitalin Infektiv në kryeqytet ka lëshuar një apel të veçantë për të gjithë të rinjtë që të vaksinohen sa më parë.

“Nëse do të isha i vaksinuar sot do të isha në shtëpi me fëmijët dhe jo në një shtrat spitali…”- thotë ai.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një video me disa nga rrëfimet e disa prej pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv.

Apeli i qytetarëve të shtruar në spitalin Infektiv:

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje sepse ajo ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”

“Po ju them të gjithëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”

“U bëj thirrje të gjithëve mos ta marrin për shaka”

“I bëj thirrje të gjithë moshës të rinjve, se 45 vjeç jam edhe më të vegjël, të vaksinohen një orë e më parë. Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me kalamanjtë”. /albeu.com/

 


Shtuar 1.12.2021 10:51