I hodhi makinës benzinë dhe i vuri flakën, zbardhet ngjarja dhe shpallet në kërkim autori

Policia ka zbardhur ngjarjen në Krujë, ku qëllimisht është djegur me benzinë një makinë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorin me iniciale E.H., dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Krujë

Më datë 08.08.2021, në orën 22:30, shtetasi E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Krujë, dyshohet se i ka vendosur zjarrin qëllimisht një makine tip “Renault”, e çregjistruar dhe e destinuar për skrap, në pronësi të shtetasit B. B., 29 vjeç, banues në Krujë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2021 13:12