Afrimi i fundit të vitit buxhetor po shtyn institucionet që të shpenzojnë pa hesap fondet që u kanë mbetur gjatë gjitë vitin, të cilat në fakt duhej të ishin shpenzuar në mënyrë rigoroze përmes projekteve të mirëmenduara.
Por, kjo nuk ka ndodhur dhe ministrisë së Financave iu desh të rishpërndante 460 miliard lekë, të cilat tashmë duhet të shpenzohen për dy muajt e mbetur të vitit buxhetor 2023.
Nisur prej kësaj situate të krijuar, duket se shumë institucione publike janë vënë në garë për të blerë bileta me qëllim daljen jashtë shtetit me argumentin se kjo bëhet në shërbim të detyrës së tyre.
AlbEu vëzhgoi dhjetë faqet e para të Agjencisë së Prokurorimeve Publike duke konstatuar se më shumë se 70% e procedurave të tenderuara janë pikërisht blerje biletash për jashtë shtetit.

Duhej të ndodhte ndryshe në fakt. Ato para që kanë mbetur pa u shpenzuar gjatë 10 muajve të parë të 2023, institucionet duhej t’i shpenzonin zgjuar dhe jo për bileta avioni, të cilat një pjesë mund të jenë të nevojshme, por nuk ka logjikë që të gjitha “rrugët” për punë të kenë dalë pikërisht gjatë nëntorit dhe dhjetorit dhe pikërisht tani që kanë tepruar shumë para pa shpenzuar nga buxheti 2023. /albeu.com