I gjithë mundi në tokë, policia bashkiake mohon dhunën ndaj nënës dhe publikon videon e plotë (VIDEO)

Sjellja e policisë bashkiake ndaj tregtarëve ambulantë në Tiranë është e komentuar gjërë për dhunën e ushtruar dhe marrjen e mallit.

Ditën e djeshme një video e një nënë e cila ishte kapur nga policët bashkiakë duke shitur në rrugët e Tiranës bëri bujë në rrjetet sociale.

Në media u aludua se nëna në fjalë ishte dhunuar nga policët bashkiakë, dhe ushqimet që ajo tregtonte i ishin hedhur në rrugë nga ato.

Pas më shumë se 24 orësh që qarkullon kjo video, Policia Bashkiake ka publikuar një video ku sipas tyre tregohet se nëna nuk është dhunuar por ajo vetë i ka hedhur perimet në tokë.

”Nuk e kemi dhunuar, nuk ia kemi hedhur perimet, e ka batuar ajo karrocën në rrugë pasi refuzonte që të largohej”, është ky reagimi policisë Bashkiake.

Rikujtojmë se ky nuk është rasti i parë ku një qytetar dhunohet nga policia bashkiake e cila në rastet më të shumta preferon të sekuestrojë mallin që është në shitje, gjë e cila ka dëtyruar nënën të shembë përtokë perimet e saj që të mos i merrnin policët bashkiakë. /albeu.com/

 


Shtuar 14.07.2021 22:30