Ditën e sotme është një ditë zie për fshatin Greçalli ku po përcillet për në banesën e fundit trupi I të miturit Mateo Vasiu, I cili u vra ditën e djeshme në mënyrë makabre.
Autori, Klodian Çalamani e ka joshur viktimën me bicikletën e tij dhe e ka futur atë në oborrin e shtëpisë ku banonte.
Aty ai ka kryer krimin ku dyshohet se e ka qëlluar me lëpatë pas koke duke i marrë jetën. Trupi I Mateos është gjetur në një gropë të mbuluar me baltë e gjethe.
Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të së martës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.
Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë.
I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç. /albeu.com/