I gjetën 10 doza kokaine në shtëpi, arrestohet 46 vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës sepse i gjetën 10 doza kokainë. Në pranga ka rënë D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit njoftojnë se sasia e kokainë prej 10 dozash i janë gjetur në banesën e tij në lagjen “Bashkimi”.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Bashkimi”, gjatë kontrollit personal dhe kontrollit të ushtruar në banesës e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë”, njofton Policia.


Shtuar 21.07.2021 10:11