Davide Pecorelli i cili futi në punë drejtësinë shqiptare dhe atë italiane, i ka gënjyer të gjithë. Pasi tha për mediat italiane se gjatë zhdukjes së tij ka jetuar në një manastir në Bosnje, në fakt ai ka qënë gjatë gjithë kohës në Shqipëri, në Vlorë.
Jeta në Vlorë:
Jetesa në qytetin bregdetar të Shqipërisë, nisi nga muaji mars deri në 12 shtator. Me emrin Cristian, ai jetoi në Vlorë duke hequr të gjitha dyshimet se mund të ishte biznesmeni italian që mendohej se kishte vdekur në Pukë. Pecorelli kishte krijuar miqësi me një ish-futbollist të Vlorës si dhe me pronarë biznesesh të zonës.
“Ai na gënjeu të gjithëve“, thonë miqtë shqiptarë. Biznesmeni i përshëndeti miqtë e tij më 12 shtator, duke iu thënë se do të kthehej në Itali për të rregulluar disa dokumente mirëpo nuk u kthye më. Ai udhëtoi me një minibus së bashku me një grup pelegrinësh në Romë, pastaj me tren për në Grosseto, pastaj në ishullin Giglio ku mori me qira një dhomë me një emër tjetër të rremë, Giuseppe këtë radhë me profesion gjeolog.
Shumë versione, shumë identitete, dhe gënjeshtra deri në momentin që u kap nga karabinierët në gomone në ishullin Elba.
Zhdukja në Shqipëri:
Davide Pacorelli u dyshua se u vra nga mafia në Shqipëri, në Pukë, në një makinë të djegur ku janë gjetur edhe eshtra njerëzore.
Asokohe u dyshua për një vrasje mafioze dhe u aludua për shumë pista nga mashtrimi tek prishja e pazareve të drogët.
Si u zbulua:
45-vjeçari u zbulua pasi tërhoqi para me kartën e tij, duke dhënë kështu sinjalin e parë për autoritetet. Dy ditë më vonë, gomonia me të cilën udhëtonte në një ishull të Italisë mori flakë dhe iu dogj motorri, kështu që Pecorelli kërkoi ndihmë dhe përfundoi në duart e autoriteteve.
Ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe e vetmja gjë që ka deklaruar për mediat është se fokusi i tij janë fëmijët. /albeu.com/