I doli kamioni nga rruga, 35-vjeçari në Has hidhet nga mjeti për të shpëtuar, por gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Has. Një kamion ka dalë nga rruga dhe, drejtuesi i mjetit, për të shpëtuar është hedhur nga dera, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se drejtuesi e humbi kontrollin e mjetit për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.

Njoftimi i policisë

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com