Biznesmeni Vasil Kallupi ka reaguar për herë të parë, pasi rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull lidhur me kompaninë e tij, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest.
Në regim, Kallupi thotë se informacionet lidhur me kompaninë e tij kanë qenë publike, në ëebsitin e kompanisë dhe se ka patur disa bashkëpunime me kompaninë e njohur, EnergoInvest.
Më tej në reagim ai shprehet se është manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.
Reagimi i Vasil Kallupit:
Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime.
Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson veten profesionalisht, duke publikuar artikuj sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar se mediokriteti i gazetarisë ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.
Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë, pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral i gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta
Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në vetvete.
Tentativa e ulët për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që ka publikuar zyrtarisht të dhënat në Ëebsite,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative, apo çdokujt askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.
Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.
Lakimi i shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe biznesmeni të ndershëm.
Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.
Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.
Me respekt
Vasil Kallupi./albeu.com