I dogji komshiut shtëpinë padashje, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga një shtetas për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

52-vjeçari me iniciale J. M., u arrestua pasi ditën e djeshme duke djegur mbeturina bimore në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrrollit duke djegur banesën e shtetasit I.Q.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve të zjarrvënieve.

Arrestohet 1 shtetas për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësive ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manez arrestuan shtetasin:

J.M., 52 vjeç, banues në Kullë, Durrës, pasi ditën e djeshme duke djegur mbeturina bimore në oborrin e shtëpisë së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrrollit duke djegur banesën e shtetasit I.Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./albeu.com

 


Shtuar 25.09.2021 10:08