Ky është 24-vjeçari që vrau nënën e tij mbrëmjen e së shtunës në Përmet. Albi Muhollari i cili mbyti nënën e tij Zeniate Muhollari me qese plastmasi pranoi dje krimin, ndërsa tha se meriton të ndëshkohet.
“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm” mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.
Dyshohet se AlbiMuhollari ka qenë në gjendje depresive mbrëmjen që kreu krimin e rëndë. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent. Dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.
I riu ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Nënë e bir jetonin në Amerikë. Ata kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime./albeu.com/