I dërguari special i SHBA dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin do të zhvillojë një tur 4-ditor në Ballkan.
Mësohet se vizita do të nisë më 10 prill dhe do të vazhdojë deri në datën 14.
Sipas DASH, Rubin do të vizitojë Malin e zi, Shkupin, Maqedoninë e Veriut dhe Tiranën.
Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit.
Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërvihen së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit.
Ndërsa në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e SHBA-së nga Ballkani Perëndimor.
Ajo që vihet re nga njoftimi i DASH është se jashtë axhendës mbetet Serbia, pasi nuk ka një vizitë të planifikuar në Beograd./Albeu.com/