I dërguari i SHBA kërcënohet nga shqiptari: Do t’a presim kokën! (FOTO LAJM)

Ish-i dërguari Special i SHBA-ve për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka denoncuar ditën e sotme kërcënimet që i kanë dërguar në inboxin e tij,sipas tij nga ana e një qytetari shqiptar dhe ka kërkuar të merren masa nga ana e policisë.

Mesazhet sipas tij përmbajnë gjuhë urrejtje e cila e ka trembur ish të derguarin special të SHBA, ndërkohë ky i fundit ka thënë se mesazhet e dërguara drejt tij do të përfundojnë në prokurori.

Mesazhi në inbox: Kur të vish në Shqipëri do të të presim kokën, po të presim të gjithë. Nuk të harrojmë.

Richard Grenell: Kjo nuk i afekton shqiptarët, ky person duhet të raportohet tek Policia lokale. Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme. Unë jam gjithmonë i lumtur të lexoj komente të zhytura në mendime, por njerëzit nuk e dëgjojnë mendimin tuaj kur ju bëni kërcënime fizike.


Shtuar 30.06.2021 12:32