I dënuari me 10 vite burg bënte palestër mes Tiranës, si u vu në pranga Preng Gjoni (VIDEO)

Policia ka kapur dhe ka ndaluar një 33-vjeçar të dënuar me 10 vite burg për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Në pranga është vënë shtetasi Preng Gjoni, 33-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”.

Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin:

Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.11.2021 17:07