Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i dënuar ka tentuar t’i japë fund jetës. Mësohet se i burgosuri Mikael Bushi është varur me një çarçaf në qelinë e tij.
Bushi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Të lidhura
None found
Nga spitali, mësohet se gjendja e të burgosurit Mikael Bushi është e rëndë dhe ende e pastabilizuar.
Bushi banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuante prej disa muajsh dënimin për “Dhunë në familje” në IEPV Berat.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi, ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
