Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme 33-vjeçarin e shumëkërkuar, Vladimir Doda. Doda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në arganizatë kriminale”.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata Eupen, Belgjikë, e cila i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar ” Ixellesi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Vladimir Doda, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, në rrethana rënduese, parashikuar nga Kodi Penal belg.
Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com