I dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Henerik Boba alias Ermal Hitaj, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Firences me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ‘Part OF’, në lagjen 10 korriku në Clorë. 39-vjeçari është i dënuar nga autoritetet e vendit fqinj për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali./albeu.com


Shtuar 13.02.2024 09:59