Policia e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
32 vjeçari është identifikuar si Enea Sinani, teksa rezulton i dënuar me 7 vite burg.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””, njofton policia.