I dënuar me 12 vite burg për mashtrim, arrestohet 66-vjeçari

Një 66 vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi akuzohet për “mashtrim”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 12 vite burg.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë

Fale bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit  midis Policisë të Tiranës dhe Policisë së Shkodrës, u bë e mundur kapja në Shkodër e 66-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i  vendimit të ndalimit për shtetasin Prend Kola., 66 vjeç, i kapur nga sherbimet e Policisë së Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. L., 23 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë babin e tij shtetasin A. L., 49 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Xh dhe M. Xh. (vëllezër).

•Më datë 20.03.2021, shtetësja L. T., 45 vjeçe,  kallzon se në rrugën “Skender Jareqi”, në banesë, i ka shkuar një grua (e paidentifikuar), e cila në anë të mashtrimit i ka marrë shumën prej 160.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 21.03.2021 09:03

Tags: