I dehur dhe me shpejtësi “rrufe”, arrestohet shoferi që i këputi të dy këmbët qytetarit në Sarandë

Një aksident i rëndë u raportua ditën e djeshme në Sarandë ku u përplas rëndë një shtetas i cili pësoi humbjen dy gjymtyreve, këmbëve.

Sot policia ka arrestuar shoferin nga Ksamili, i cili nën efektiv e alkolit ka shkaktuar aksidentin horror.

L.M, 43 vjeç ka qënë duke drejtuar makinën i dehur dhe shpejtësia e madhe ka bërë që nga përplasja e fortë të dëmtohet rëndë A.K, i cili kishte parkuar makinën dhe ishte duke futur disa kova me bojë në garazh.

A.K është derguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, në Tiranë, por përplasja ka bërë që ai të humbasë të dyja këmbët.

Njoftimi i Policisë:

  1. M., 43 vjeç, banues në Ksamil, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur ka aksidentuar shtetasin A. K, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

 


Shtuar 20.10.2021 11:18