Të tjera detaje kanë dalë pas zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.
Ka një dyzim të fortë përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.
Gjatë një bashkëbisedimi për “Ora News”, babai i Ervis Martinaj, tregon se njerëzit që e kërkonin dhe kanë financuar vrasjen e Ervis Martinaj, janë ish-shokët e tij më të afërt, që ai i ndihmoi dhe i pasuroi me para dhe tashmë të gjithë bashkë ju kthyen kundra.
“…nga Dokle, Reçët, Dukat e grupet në Tiranë dhe grupi i Vlorës, kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme vrasjen tij. Dhe gjatë kësaj kohe, ia vranë të gjithë shokët…” – pohon Mustafa Martinaj.
I moshuari, shton se në këtë sulm ndaj Ervis Martinaj dhe familjes së tij, u futën dhe instrumente shtetërorë të qeverisjes Rama dhe oligarkë të njohur, që ndërtojnë vila në tokat e Dhërmiut.
Toka këto që familja Martinaj, sipas 70-vjeçarit i ka të trashëguara nga Alqiviadh dhe Eftalia Nina, por tashmë janë zaptuar nga oligarkët e lidhur me qeverinë.
Hetimet kanë provuar se Martinaj, u zhduk pa asnjë gjurmë në Zonën e Shijakut mbrëmjen e 9 gushtit dhe dyshohet shumë se është futur në kurth pikërisht nga njerëzit që ai ka shkuar të takojë në Shijak./albeu.com/