Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se lojërat e fatit në Shqipëri u mbyllën vetëm e vetëm për t’i prerë financimet të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Komentet Hoxha i bëri teksa po fliste në ABC, ku u shpreh se Ervis Martinaj ishte kthyer në një personazh mjaft të fuqishëm në Shqipëri, duke u kthyer në rrezik permanent për shumë politikanë dhe njerëz të elitës së biznesit.
Hoxha shtoi se lojërat e fatit u mbyllën në një mënyrë mjaft të çuditshme në atë kohë, pa pasur një procedurë konkrete dhe kjo sipas tij vetëm e vetëm për ti “prerë krahët” Ervis Martinajt.
Më parë kujtojmë se Hoxha e paralelizoi situatën e Martinajt në Shqipëri me atë të Pablo Escobarit në Kolumbi, të cilit po ashtu, njësoj si Martinajt, i eliminuan njeherë të afërmit dhe burimet e pasurisë, deri sa “i dhanë fund”.