I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon

Kur janë mbushur 1 vit nga arrestimi i ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, këtij të fundit i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme SPAK.

Vendimi është marë ditën e sotme nga gjykata e Posaçme, e cila mësohet se ka pranuar kërkesën për Dakon dhe tre personat e tjerë të pandehur, të cilët kanë rënë dakord që çështjen ta zgjidhin përmes formulës juridike të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndërsa nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit.

Në këtë çështje penale së bashku me ish-zyrtarin e lartë të Bashkisë Durrës, është dhe biznesmeni Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi e Adrian Bulkun.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë që janë ekspertët, do vijojë procesi me gjykim të zakonshëm.


Shtuar 19.07.2024 15:55