I akuzuar për korrupsion, shkarkohet nga detyra prokurori Spartak Çoçoli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në vitin 2020, ku u vendos shkarkimi i Spartak Çoçolit nga posti i prokurorit të Gjirokastrës.

Pavarësisht dënimit me 4 vite shërbim prove për përfshirje në korrupsion, Çoçoli ankimoi vendimin e dhënë nga KPK për shkarkimin e tij.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.37/2020, datë 16.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 274, datë 16.07.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 274, datë 16.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Spartak Çoçoli.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, në Tiranë, më datë 06.07.2022./albeu.com