Hynë në fushë për të dhunuar arbitrin pas ndeshjes, policia shoqëron disa tifozë të Tiranës

Policia e Rrogozhinës ka shoqërua në kimisariat disa tifozë bardheblu, të cilët kanë hyrë në fushë menjëherë pas sfidës Tirana-Bylys e cila përfudni me rezultatin 2-2.

Pas ndeshjes disa tifozë bardheblu hynë në fushë dhe tentuan të dhunojnë arbitrin e ndeshjes Kridens Meta, i cili akordoi penallti në favo të bylysit në minutën e 87-të, e cila çoi në barazimin e shifrave.

Pas kësaj ndeshjeje bardheblutë humbën vendin e parë, kjo ishte dhe arsyeja e irritimit të tifozëve.

Njoftimi:

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 25.05.2023 19:20