Një tjetër nga komandantët kryesor të ushtrisë së Putin është eliminuar në vijën e frontit të Ukrainës, ndërsa luftëtarët elitë të Rusisë po përballen me një masakër në fushën e betejës.
Sipas “The Sun” së fundmi është eliminuar kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma. Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë.
Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.
Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.
Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.