Humbi motrën pas përplasjes së trenave, Xheni Lata e shkatërruar: Ndjeu diçka dhe i kërkoi të dashurit të ndërronin vagon

Motra e Klaudia Lata e cila vdiq natën e 28 shkurtit në Tempe është në gjendje të keqe psikologjike.

Xheni Lata, pas vdekjes së motrës ka folur për Alpha duke kërkuar drejtësi për Klaudian, pasi në këtë mënyrë do t’i qetësohet shpirti.

“Motra ime nuk kishte ardhur në Athinë por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditë në karnavale. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe donim të rezervonim kthimin, por nuk mund t’i gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit, motra ime kishte provime dhe nuk erdhi në Larisa, por as në Patra për të më parë. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi sepse kishte detyrat e shtëpisë”, tha Xheni Lata.

“Kur ishte në tren folëm në telefon dhe më tha që ishte në Paleofarsalo dhe se u vonuan. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime pati një video telefonatë me motrën time. Nuk kishte sinjal të mirë. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj”, shtoi ajo.

“Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në makinat e pasme se treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ai ndihej i lodhur. I dashuri i saj u largua dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja”, ka shtuar Xheni Lata.

“Patjetër që ishte krim, këto gjëra nuk ndodhin. Sa më shumë trishtim të ndiejmë, aq më shumë zemërim kemi. Ne duam që çështja të mos harrohet”, përfundoi ajo.

/Albeu.com.


Shtuar 16.03.2023 20:50