Humbi motrën në tragjedinë në Bullgari, familjari: U rrita në duart e tua, ma dogje shpirtin

Në mesin e 45 viktimave në autobusin e Maqedonisë së Veriut të djegur në autostradën “Struma” ka humbur jetën dhe motra me dhëndrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.

Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.

“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja

Në duart tua u rita, me nënën të zëvendësoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur!

Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi.

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Për vorrimin do jeni të informuar”, shkruan ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është shkrumbuar në Bullgari duke shkaktuar 45 viktima dhe 7 të lënduar.

 


Shtuar 23.11.2021 14:56