Një aksident është regjistruar gjatë natës në Berat, në lagjen “Çlirim”.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Mësohet se një motor që shpërndan pica në qytet është goditur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka rrëshqitur zvarrë në asfaltin e rrugës për disa metra.
Motoristi është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia, prej të cilës drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur./Albeu.com/