Humbi jetën nga COVID-19, Basha për aktorin Radoja: Humbje e madhe për artin!

“Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare…”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Guljelm Radoja. Aktori Radoja ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi.

Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të aktorit, Basha thotë se Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Mesazhi i plotë:

Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!


Shtuar 5.05.2021 19:56