Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur trëndafila të bardhë në dritaret e universitetit në nder të Sikela Përrojit, 23-vjeçares që ndërroi jetë në mënyrë tragjike si pasojë e aksidentit të rëndë rruguri në mbikalimin e TEG-ut dy ditë më parë në Tiranë.
Sikela Përroij ishte diplomuar për gazetari në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Kujtojmë se nga aksidenti tragjik, humbën jetën gjithashtu Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe, Eriselda Abedini, 22 vjeçe./albeu.com/