Ditën e sotme pasi shpalli ditë zie për vdekjen e deputetit Bashkim Fino, kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili humbi jetën në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë.
Rama ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit, dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë 32 vjeçarin “Dëshmor të Atdheut”.
Sala u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri, duke mbetur i bllokuar brenda si pasojë e flakëve. Trupi i pajetë i të riut u nxor mëngjesin e së shtunës, pas rreth 60 orësh kërkime.
Kujtojmë se i ndjeri la pas djalin e tij vetëm dy vjeç dhe bashkëshorten.