Humbi djalin në aksidentin e trenave në Greqi, prifti tregon se çfarë ndodhi kur hapi arkivolin

At Christodoulos Papaioannou foli për momentet e vështira që ka përjetuar ai dhe familja e tij, kur varrosën djalin 23-vjeçar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi.

“Të rritësh një fëmijë sot nuk është një gjë e lehtë. Djali im ëndërronte të kishte familjen e tij,” – u shpreh Papaioannou.

At Christodoulos iu referua edhe momenteve të para tragjike kur kuptuan se 23-vjeçari Kyprianos ishte në trenin fatal.

“Ishte e martë mbrëma kur ai nuk po i përgjigjej telefonit. E fejuara e tij erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe na tha se po e thërriste por ai nuk po përgjigjet. Ishte rreth orës 00:30 të mëngjesit. Kur pashë lajmin për përplasjen sikur më futën një thikë në zemër dhe s’kisha më gjak në trup”, tha prifti.

“Pasi dolëm nga spitali i Larisës, kërkova të hapja arkivolin, për të parë djalin. Nuk e dija se çfarë do të shihja. Kur pashë fytyrën e tij, fillova të qetësohem sepse ishte Kyprianos”, shtoi ai.


Shtuar 21.03.2023 19:07