Humbën jetën tragjikisht në lumin Osum, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar,nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit. Familjarë,miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit.

Komshinj të viktimave shprehen se,Klaudia ishte një vajzë e edukuar,një nuse shembullore dhe një familje e rregullt. “Ishte një vjazë e mirë,i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim,pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias,Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë.Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besojë që kanë vdekur”, shprehet Fizja, shitësja e dyqanit ushqimor të lagjes.

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeçar,Samueli,humbën jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum ditën e djeshme, pas daljes nga rruga të Fuoristradës tip ML,me targa AB 515 CA, që drejtohej nga vetë 25-vjeçarja, shkruan Abcnews.al

Burimet zyrtare të policisë kanë dalë në përfundimin se,shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga vetë 25-vjeçarja,e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas kishte humbur kontrrollin e mjetit, duke u përplasur me kangjullat e rrugës e duke rënë në lumë.