Një 31-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën mesnatën e sotme në mënyrë të parprit.
Pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Njoftimi:
Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.