Hueyda El Saied humb njeriun e dashur të familjes: Ndihem jetime sot

Sot është një ditë e trishtë për artisten e njohur Hueyda El Saied, e cila ka humbur një person të dashur të familjes. Bëhet fjalë për gjyshen e saj, me të cilën Hueyda ka pasur një lidhje vërtetë të afërt dhe speciale, teksa lajmin për largimin e saj nga jeta e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një postimi tepër të ndjerë në rrjetet sociale. Bashkangjitur me një foto ku artistja shfaqet së bashku me “nonën” e saj, ajo shkruan se e ka vërtetë të vështirë t’i japë lamtumirën, ndërsa shpresonte që kjo ditë të vinte sa më vonë, por nuk ishte e thënë. Për Hueyda-n, Dana, ka qenë një gjyshe unike, e cila e ka rritur, e ka ndihmuar mbrojtur, këshiiluar dhe madje frymëzuar që të bëhej artiste, edhe në rastet kur kanë pasur mendime të kundërta.

Në dedikimin e ndjerë që ka bërë në Instagram El Said po ashtu shkruan se gjyshja e saj ka qenë një këngëtare dhe aktore vërtetë e talentuar, ndërsa ka e ka krenuar kur në moshën 70-vjeçare ka luajtur në një film me më të mëdhenjtë e kinematografisë shqiptare. Nga ana tjetër modelja e njohur zbulon edhe si si djali i saj, Gabrieli, po e përjeton këtë humbje të madhe në familjen e tyre, ndërsa nuk i kursen fjalët e dashurisë dhe i vjen keq që nuk mund t’i japë gjyshes as një puthje të fundit, nisur nga situata në të cilën ndodhemi.

Dedikimi i plotë i Hueyda-s për gjyshen e saj:

“Kisha shpresuar t’i shkruaja keto fjale sa me vone, shume me vone, por nuk paska qene e thene.
Si mund te them une ty lamtumire e shtrenjta ime, o nona ime gojeembel, shpirti im, zemra ime.
Ti ke qene nje gjyshe unike, me ke rritur, me edukuar, me ke mbrojtur, me ke keshilluar, me ke frymezuar e ke qene perkrah meje ne çdo iniciativ qe kam marr dhe kur ndoshta te gjithe ishin kundra.
Nese u bera artiste ishte fale teje dhe shpirtit tend te artistes.
Gezohesha kur ata qe kishin pasur fatin te te shihnin ne skene te kendoje benin elozhe per zerin tend te bukur dhe interpretimin tend.
Krenohesha me ty o nona ime, se pervecse ishe gjithnje e dashur, positive dhe e zgjuar ti nuk rreshte kurre te me suprizoje, aq sa ne moshen 70 vjeçare luajte ne nje film kinematografik perkrah aktoreve me te medhenj shqiptar.
Ne çdo prezantim mediatik me kerkonin qe ti te ishe gjithashtu prezente sepse perveçse e dinin sa shume te doja ishe si qershia qe zbukuron torten.
Ndihem jetime sot o nona.
Ke do te therras une me perkedheli Noku ? Kush do te me tregoj historite e çuditshme te familjes sone origjinale ? Ke do te therrasi Gabrieli nona tani ? Se per te mami im eshte Dana e ai refuzon te therrasi nona dike tjeter.
Gabrieli teksa qan me mua me thote : Mos u merzit mami se nonen do ta kemi gjithnje ne zemer.
Dhe ka te drejte aty ke qene e do te jesh gjithnje. Gabrieli pati fatin te te njihte, te kalonte e ndante shume momente me ty, por ne te gjitheve do te n’a mungoj miresia, aroma dhe buzeqeshja jote nona.
Dhimbja behet me e madhe nga pamundesia per te te dhene nje puthje te fundit.
Prehu ne paqe mbreteresha jone .
Gabrieli, Thierry, Mami, Opa e une mbesa jote jetime.”

View this post on Instagram

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Shtuar 24.03.2021 12:03