Hoxha: Viktima në masakrën e Elbasanit lajmëroi njerëzit e tij, vrasja në sy të policisë (VIDEO)

Artan Hoxha ka treguar në “Opinion” detaje në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e sotme në Elbasan. Hoxha tha se Xhuvani është ndaluar nga një strukur e PD për mbrojtjes së votës dhe i kanë kërkuar të tregonte çfarë kishte në makinë, pasi dyshonin se jepte para në këmbim të votës.

Gazetari thotë se Xhuvani ka njoftuar njerëzit e tij të cilët u përplasën me strukturat e PD, gjë e cila solli një viktimë. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në prani të policisë.

“Në tre furgonat e PD ndodhen mbështetësit e PD, ku ndodhen 10 deri në 12 person. janë ish-ushtarak ish-pjesëtarë të policisë të cilët janë në mbështetje të PD. Ata janë thirr pikërisht për këtë gjë për tu përballur me kundërshtarin. Në krahun tjetar këta kanë dalë për të kapur militantë të forcës tjetër duke mbledhur karatat e identitetit. Në momentin që është ndaluar benzi ka kërkuar çfarë ka me vete dhe ai nuk ka pranuar. I kanë thënë të pres policinë. Por duke patur lokalin atu dhe në zonen e vet ka njoftuar njerëzit e vetë se e kanë ndaluar mbështetësit e PD. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes para se të vijnë mbështetësit e PS. Në momentin që kanë ardhur mbështetësit e PS ata kanë shkuar drejtë te personi i ndaluar nga mbështetësit e PD. Aty ka nisur konflikti.”-tha Hoxha.

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami.


Shtuar 21.04.2021 23:43