Detaje nga operacioni në Elbasan, pse policia qëlloi me armë

Detaje të reja në lidhje me operacionin blic të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Elbasan, ku u sekuestrua një kilogram heroinë dhe më pas shoqëroi disa persona.

Burime bëjnë me dije se personat që posedonin lëndën narkotike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në pikën e postbllokut të ngritur në afërsi te urës së Zaranikës

Kjo ka detyruar forcat e policisë të qëllojnë në ajër me armë, për të neutralizuar situatën./albeu.com

Shtuar 7.10.2022 23:08