Horror në Kavajë: Gruaja gjendet e djegur në makinë, bashkëshorti i varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Manskuri ku brenda saj është gjetur i shkrumbur një trup, i cili dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Njoftimi zyrtar:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 10.04.2021 12:46